Analisti Enton Abilekaj në ÇIM PEKA LIVE tha se ka një konflikt të fortë mes Erion Veliaj dhe Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës. Rama detyroi Sara Goxhën, të emëruar nga Veliaj, të japë dorëheqjen dhe të mos hyjë në Bashki. Pas kësaj, Veliaj urdhëroi policinë bashkiake të mos lejonte të emëruarit e Ramës që të hynin në zyrën e tij. Sipas Abilekaj, Veliaj nuk kishte sfiduar Ramën kur ai ishte jashtë burgut, por pas ndodhisë, situata politike ka ndryshuar.
Posted inKryesore


