Një banesë në fshatin Gajush, pronësi e Pjetër Gjonajt, ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Brenda ishin një çift i moshuar dhe një fëmijë, të cilët pësuan probleme shëndetësore dhe u dërguan në spital. Zjarrfikësit arritën të lokalizojnë zjarrin përpara se të përhapej më tej. Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma dhe autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Posted inKryesore


