Aventura e Thiago Motta te Juventus pritet të mbyllet shpejt, me dy kandidatë kryesorë për t’u bërë pasuesi i tij: Roberto Mancini dhe Igor Tudor. Vendimi për ndarjen nga Motta është marrë nga drejtori Giuntoli, dhe zyrtarizimi do të ndodhë pas ndeshjes me Genoan. Sidoqoftë, drejtuesit e Juventus kanë një ëndërr për Zinedine Zidane, i cili duket i paafërsishëm pasi është një kandidat për kombëtaren franceze pas 2026.
Posted inSport


