Analiza e Joaquín Urías, ish-ekspert i Euralius në Shqipëri, e publikuar në “Verfassungsblog”, thekson dështimin e reformës në drejtësi, që ka lënë sistemin gjyqësor me një boshllëk të konsiderueshëm në numrin e gjyqtarëve. Vettingu ka çuar në rritjen e kohës për zgjidhjen e çështjeve civile nga 250 në 1250 ditë. Mosbesimi publik është fokusuar në efikasitetin e ulët të gjyqësorit, që ka penguar aksesin në drejtësi për qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella.
Posted inKryesore


