Policia e Elbasanit ka arrestuar tre individë të shpallur në kërkim për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe moskallëzimit të krimit. Operacioni “Catch” çoi në kapjen e Xh. Gj. (45 vjeç), F. B. (26 vjeç) dhe A. Ll. (33 vjeç), të dënuar përkatësisht me 4 vjet e 8 muaj, 4 vjet e 4 muaj dhe 6 muaj burgim. Arrestimet u realizuan pas informacionit operativ të marra nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve.
Posted inKryesore


