Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po viziton Kosovën si pjesë e një turneu në Ballkan për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Ai u prit nga kryeministri Albin Kurti dhe do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Vizita thekson angazhimin për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Lammy do të takojë dhe trupat paqeruajtëse britanike.
Posted inKryesore


