Jorida Tabaku, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, diskutoi sot me pensionistët mbi vështirësitë ekonomike që përballen. Ajo kritikoi qeverinë për dështimin 12-vjeçar në përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe theksoi nevojën për masa emergjente, duke propozuar rritje pensionesh prej 25%, vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh dhe heqjen e TVSH-së për produktet e shportës për të lehtësuar jetesën.
Posted inKryesore


