Roger Shota, një 34-vjeçar shqiptar, vrau mbrëmjen e djeshme bashkëatdhetarin e tij, Vladimir Topjana, në Itali. Ngjarja ndodhi pranë një lokali ku po transmetohej një ndeshje futbolli. Pas një debati, Roger shpërtheu në dhunë duke qëlluar Topjanën, i cili humbi jetën. Edhe babai i Rogerit, Pren Shota, 66 vjeç, u arrestua. Pas krimit, ata u larguan, por policia arriti t’i identifikojë dhe t’i kapë.
Posted inKryesore


