Një protestë u organizua në Prishtinë nga qytetarët kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pas miratimit të kërkesave nga ZRRE për një rritje deri në 16%. Protestuesit, duke përfshirë grupin “Asnjë cent më shumë”, akuzuan ZRRE-në për mos dëgjuar zërat e qytetarëve dhe paralajmëruan padi. Kjo është protesta e dytë që ndodh brenda disa ditësh, ndërsa rritja e çmimeve është shoqëruar me shqetësime për rritjen e kostove të jetesës.
Posted inKryesore


