Gjykata Kundër Korrupsionit ka dënuar Muhamet Manollarin me 4 vjet burg për “Financimin e terrorizmit” pasi dërgoi 864 euro në Siri për babain e tij, Mehdi Manollarin, anëtar i organizatës terroriste ISIS. Mehdi, i cili ishte shpallur për financim të terrorizmit, u largua për në Siri në maj 2013 dhe besohet se vdiq në 2019. Sipas hetimeve, Muhameti ka përkrahur aktivitetet terroriste përmes këtyre transferimeve monetare.
Posted inKryesore


