Një 48-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, pasi ishte në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Ai u ndalua teksa përpiqej të hynte në Shqipëri. Hetimet ndaj tij filluan në maj 2024, kur gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Tiranë, u gjetën sasi kokaine dhe municion luftarak.
Posted inKryesore


