Një banesë në fshatin Sallonjas të Kolonjës u përfshi nga flakët, ndërsa brenda ndodhej një 80-vjeçar. Ai u shpëtua nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital me djegie, por aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Zjarri u përhap shpejt për shkak të erës së fortë. Policia po heton shkaqet e incidentit, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë arsyen e zjarrit.
Posted inKryesore


