Një grup prej 13 shtetasish shqiptarë është ndaluar në Maqedoninë e Veriut për punë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit. Policia i kap në Ohër, ku po kryenin aktivitete ndërtimore pa lejen e nevojshme. Megjithëse ata kishin hyrë në mënyrë të ligjshme në vend, nuk dispononin leje pune apo leje qëndrimi të përkohshëm, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Posted inKryesore


