Tuneli i Llogarasë, me një kosto mbi 200 miliardë lekë, vazhdon të kërkojë financime shtesë. Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, anuloi një tender për ndërtimin e rrugëve lidhëse, me një fond prej 5 miliardë lekë. Arsyet e anulimit mbeten të paqarta, ndonëse përmenden gabime në dokumentet e tenderit. Projekti është shoqëruar me skandale, dhe kohët e fundit janë nisur përgatitjet për vendosjen e tarifës për kalimin në tunel.
Posted inKryesore


