Janë dorëzuar 20 zarfet e parë për votuesit e diasporës për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani, KQZ ka dërguar 75,220 zarfe nga gjithsej 245,935 votues të regjistruar jashtë vendit. Zarfi i parë iu dorëzua një shqiptari në Gjermani. Votuesit kanë tri opsione për të votuar: të zgjedhin një parti dhe kandidat, vetëm një parti, ose vetëm një kandidat nga listat e hapura. çdo kombinim tjetër do e bënte fletën të pavlefshme.
Posted inKryesore


