Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave për 61 vende, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Propozimi, i cili u miratua nga Këshilli i BE-së, ka si qëllim të luftojë migrimin e paligjshëm dhe të përdorë regjimin e vizave si mjet politik. Bisedimet filluan mes institucioneve për miratimin e ligjit deri në fund të qershorit, me shpresën që ai të hyjë në fuqi në vjeshtë. Kosova rrezikon humbjen e këtij privilegji.
Posted inKryesore


