GJKKO ka pranuar kalimin në gjykim të dosjes së dytë për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Seanca e gjyqit do të zhvillohet më 20 maj. Një muaj më parë, Goro u dënua me 3 vjet e 1 muaj burg dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet, duke u akuzuar gjithashtu për mos deklarim pasurie dhe konfiskim të tokave.
Posted inKryesore


