Marisa Nito, gruaja e biznesmenit Elman Abule, u paraqit në SPAK këtë të mërkurë. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj, ndërsa Abule është nën hetim për lidhje me dosjen e Erion Veliajt. Çifti Abule ka kaluar disa transaksione të dyshimta me llogaritë e Ajola Xoxës dhe konsiderohen miq të afërt të familjes Veliaj. Abule aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.
Posted inKryesore


