Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të gjykuar ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar për dhurimin e 4263 metra katrorë tokë Arqile Bollanos. Për këtë rast janë të pandehur edhe Vasillaq Strakosha dhe Jerasimo Bashi, akuzuar për “Shpërdorimi i detyrës”. Seanca e parë është caktuar më 20 Maj. Hetimi është iniciuar nga një banor, Irakli Likoka, që pretendon se toka është marrë ilegalisht.
Posted inKryesore


