Ish-prokurori Eugen Beci, në emisionin ‘Çim Peka Live’, akuzoi qeverinë Rama se ndihmoi në krijimin e një infrastrukture ligjore që favorizoi narkotrafikun pas vitit 2013. Ai theksoi se Reforma në Drejtësi dobësoi organet e drejtësisë dhe shërbeu interesave të krimit të organizuar. Beci kritikoi zhvendosjen e kompetencave nga Prokuroria për Krime të Rënda te Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, duke e quajtur këtë një goditje për luftën kundër narkotrafikut.
Posted inKryesore


