Një aksident i rëndë ndodhi në mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë – Tiranë, pranë urës së Tapizës, duke përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një drejtuese e automjetit humbi jetën në vendngjarje, ndonëse ndihma e ambulancës ishte e menjëhershme. Identiteti i saj ende nuk është publik. Policia po heton për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Posted inKryesore


