Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për djegien e automjetit të një 30-vjeçareje në rrugën “Belul Hatibi”, më 16.04.2025 rreth orës 04:00. Autorët dyshohen të jenë një shtetas maqedonas, 65 vjeç, dhe dy shtetas kosovarë, 37 dhe 40 vjeç, të gjithë banues në Kosovë. Motivi dyshohet i dobët; hetimet vazhdojnë.
Posted inKryesore


