Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është pezulluar në Vlorë, duke filluar nga ora 08:00 e 17 prillit 2025. Erërat do të arrijnë shpejtësi deri në 20 m/s dhe dallgët do të jenë deri në 2 metra. Anijet ndërkombëtare për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi vazhdojnë normalisht, ndërsa përmirësimi i motit pritet në mbrëmje.
Posted inKryesore


