Në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 17 prill fillon seanca për rastin e sulmit në Banjskë ndaj Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç, pas ngjarjeve të shtatorit 2023 që rezultuan në vrasjen e policit Afrim Bunjaku. Prokuroria speciale ka ngritur aktakuzë për 45 persona për terrorizëm, shumica e të cilave janë në arrati. Millan Radoiçiç akuzohet si lider i grupit dhe është në listën e zezë për lidhjet me krimin. Serbia mohon përfshirjen.
Posted inKryesore


