11-vjeçari, nipi i pronarit të “Pelikan Security”, që u qëllua me armë mbrëmjen e 17 prillit në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës nga plagët në kraharor. Një 17-vjeçar tjetër po kurohet në Tiranë, ndërsa 19-vjeçari dhe 34-vjeçari janë jashtë rrezikut. Ngjarja ndodhi në lëvizje pranë Unazës së Madhe; autorët janë ende të panjohur dhe po hetohen nga policia.
Posted inKryesore


