Auditimi i 132 partive politike në Tiranë dështoi pasi shumica nuk kishin adresa të sakta. Vetëm 5 parti u certifikuan me rezervë, 81 nuk u audituan për shkak të adresave të pasakta, ndërsa disa të tjera nuk deklaruan të ardhura, ishin pasive, nuk dorëzuan raporte ose nuk paguan shërbimin e audituesve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merr masa administrative dhe shpërndau 345.6 mln lekë ndihma për 11 parti në 2024.
Posted inKryesore


