Policia e Korçës ka proceduar penalisht 6 zyrtarë doganorë në Doganën e Kapshticës për “Shpërdorim detyre” dhe falsifikim dokumentesh. Më 15 prill 2025, ata dyshohen se lejuan kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa kryer praktikat e duhura, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe vonuar njoftimin e autoriteteve për mbi 15 orë, duke penguar hetimin. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


