Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”. Një 57-vjeçar, A.H., duke drejtuar një motomjet, përplasi këmbësorin 77-vjeçar H.M., i cili ndërroi jetë në spital. Policia arrestoi drejtuesin dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po dokumenton vendngjarjen.
Posted inKryesore


