Lili Sula, kandidate e PD në Tiranë, deklaron se universitetet shqiptare janë në krizë të thellë, duke e quajtur rrënimin e tyre tradhti nga “Rilindja”. Ajo akuzon qeverinë për braktisje të studentëve dhe pedagogëve, duke mos dëgjuar hallet e tyre. Përmend rastin e studentëve të programit “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor” në Durrës, të cilëve diploma nuk merret parasysh në punësim.
Posted inKryesore


