Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:35 në aksin Peqin–Elbasan, në zonën e Vidhasit, ku u përfshinë dy automjete. Njëri nga automjetet, pasi mbushi karburant, u përplas me një tjetër duke devijuar nga rruga. Të dy drejtuesit, përfshirë bashkëshorten e njërit, u plagosën rëndë dhe u transportuan urgjent në spital. Policia po heton shkaqet dhe përgjegjësitë.
Posted inKryesore


