Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, do të largohet nga posti për t’u nominuar ambasador në OKB. Lajmi u konfirmua nga Presidenti Trump, pas skandalit “Signalgate” ku një gazetar hyri gabimisht në bisedat e fushatës ushtarake për Jemen. Trump emëroi Marco Rubion si zëvendësues, duke falenderuar Waltzin për shërbimin.
Posted inKryesore


