Procesi i votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri tani, 45.34% e emigrantëve që morën zarfe nga KQZ kanë kthyer votat e tyre në Shqipëri. Italia kryeson me 20.6% të votave të kthyer, ndërsa afati për mbyllje është 11 maj ora 19:00. Kthimi nga Evropa zgjat 2-3 ditë, nga SHBA dhe Kanada 4 ditë.
Posted inKryesore


