Cristiano Ronaldo Jr., djali i legjendës portugeze, është thirrur për herë të parë në kombëtaren U15 të Portugalisë për Turneun Ndërkombëtar “Vlatko Markovic”. Ai do të luajë në ndeshjet ndaj Japonisë, Greqisë dhe Anglisë, duke ndjekur hapat e babait të tij 24 vite pas debutimit të këtij të fundit. CR7 shprehu krenarinë e tij në rrjetet sociale.
Posted inSport


