Vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve, kryesisht në zonat veriore-verilindore me rrebeshe. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta në veri, qendër dhe juglindje, teksa jugu mbetet pa shi. Temperaturat do ulen në mëngjes, nga 9°C në Peshkopi deri në 27°C në Berat. Era mesatare deri e fortë nga veriperëndimi me shpejtësi mbi 40 km/h dhe dallgëzim 2 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
Posted inKryesore


