Opozita e përshkruante votën e emigrantëve si një mundësi për të ndëshkuar Qeverinë e Ramës, duke e konsideruar diasporën si bazë të votave të lira dhe të pavarura nga presioni shtetëror. Megjithatë, rezultatet treguan se diaspora favorizoi Partinë Socialiste, duke thelluar fitoren e saj. PD denoncon manipulime në votat e diasporës, ndërsa kritikët argumentojnë se propaganda mediatike ka ndikuar në votën e emigrantëve.
Posted inKryesore


