Një i paraburgosur 57-vjeçar, Qani Hamit Muça, është vetëvarur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fushë-Krujës. Ai ishte arrestuar për “vrasje e funksionarëve publikë” në tentativë dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Trupi u gjet në dritaren e ajrimit, pas vëzhgimit nga një i burgosur tjetër. Autoritetet po hetojnë ngjarjen.
Posted inKryesore


