Një operacion policor i koduar “Ura” po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Është lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur si “Visi i Pojës”. Tre persona janë arrestuar në Fier, Vlorë dhe Durrës, përfshirë administratorin e një kompanie autobusësh. Detaje të mëtejshme priten.
Posted inKryesore


