Këtë të mërkurë priten kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të herëpashershme. Gjatë ditës reshjet do të jenë në shumicën e territorit, kryesisht të dobëta, por në veri dhe qendër me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje, në veri-perëndim, reshjet do të forcohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër.
Posted inKryesore


