Dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë u sulmuan me dhunë nga dy persona për shkak të detyrës. Policia njoftoi nisjen e hetimeve dhe shpalljen në kërkim të K.C., 29 vjeç, dhe E.Gj., 39 vjeç, të dyshuar për ngjarjen. Hetimet po kryhen nga Komisariati Nr. 3, ndërsa detaje të tjera nuk janë zbardhur.
Posted inKryesore


