Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, njoftoi se nga 1 korriku Franca ndalon pirjen e duhanit në vendet e hapura ku frekuentojnë fëmijët, si plazhet, parqet, shkollat dhe stacionet e autobusëve. Ndalimi përjashton tarracet e bareve. Shkelja do të gjobitet me 135 euro, ndërsa kontrollin do ta bëjë policia dhe vetërregullimi.
Posted inKryesore


