Specialistët e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë A. L., 54 vjeç, nga Ksamil, për dhunim të pronës private të shtetases B. L., 38 vjeçe. Ai ka hapur me forcë derën, ka ndërruar bravën, ka vendosur portë dhe ka instaluar kamera sigurie pa leje në banesën e saj. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Posted inKryesore


