Shqipëria do të presë Serbinë më 7 qershor në ndeshjen e kualifikuesve për Botërorin 2026. UEFA ka caktuar arbitrat: kryesori Davide Masa, ndihmës Filippo Meli dhe Ciro Karbone, asistenti i katërt Fabio Mareska, ndërsa në VAR do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri. Kjo është ndeshja e tretë për Shqipërinë; Serbia debuton në kualifikime.
Posted inSport


