Ministria e Bujqësisë konfirmon shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër zona në Shqipëri, duke prekur 716 kafshë, prej tyre 25 të ngordhura dhe 153 të eliminuara. Sëmundja është ngjitëse, me rrezik të lartë për tufat, por jo për njerëzit. Janë marrë masa kufizuese për lëvizjen dhe tregtimin e dhenve e dhive, duke apeluar për respektim të rreptë të masave të biosigurisë.
Posted inKryesore


