Seanca gjyqësore për kërkesën e lirimit me kusht të ish-deputetit Ervin Salianji, e parashikuar për këtë të martë në orën 13:00, u shty për ditën e hënë, pasi Burgu i Fierit nuk dërgoi dokumentacionin e nevojshëm. Salianji, i dënuar për kallëzim të rremë në një çështje që ai e cilëson politike, ndodhet në burg që nga tetori 2024.
Posted inKryesore


