Gjykata e Posaçme shtyu seancën për dhënien e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, në një çështje për tjetërsim prone me përfitues Arqile Bollanon. Prokurori kërkoi kohë për të përfshirë pretendimet e mbrojtjes. Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe gjendet në spital, ndërsa masa e sigurisë ndaj një të pandehuri tjetër nuk është ekzekutuar ende. Seanca vijon më 2 korrik.
Posted inKryesore


