Nis sot rinumërimi të qarkut Tiranë, do shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Sot në orën 09:00 nis rinumërimi i të 1,282 kutive të qarkut Tiranë në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku do shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët. Procesi do zgjasë rreth 10 ditë, pasi do të vazhdojë me Fierin dhe Durrësin. Janë formuar 24 grupe me 63 punonjës. PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do kenë vëzhgues, ndërsa Lëvizja Bashkë është e përjashtuar por apelon në KAS. Në Gramsh dhe Peqin u gjetën mospërputhje në fletët e votimit, që do shqyrtohen nga KAS për rezultatin e Elbasanit.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *