Një 27-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi u kap duke shpërndarë kokainë dhe duke mbajtur armë zjarri pa leje. Gjatë kontrollit iu gjetën armë, drogë, pajisje elektronike dhe para. I riu, i dënuar më parë për vrasje, u ndalua dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale kundër narkotikëve dhe armëve.
Posted inKryesore


