Gjykata e Posaçme shtyu seancën për dosjen “SASPAC”, ku ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për abuzim me fondet e BE-së. Arsyeja ishte mungesa e avokatit për shkak të shëndetit. Beqaj përballet me akuza për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentash dhe mashtrim në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Seanca vijon më 1 korrik.
Posted inKryesore


