Turistët në Shqipëri vënë re çmime ushqimesh në supermarketë më të larta sesa në vendet e tyre, ndonëse restorantet janë më të lira. Sipas Eurostat, për herë të parë që nga 2005, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kaluan mesataren e BE-së, me 100.1%, edhe pse të ardhurat janë vetëm 41% e mesatares së BE-së. Arsyet kryesore janë taksat, kostot e transportit dhe mungesa e konkurrencës.
Posted inKryesore


