Borussia Dortmund fitoi 4-3 ndaj Mamelodi Sundowns në Botërorin e Klubeve, pas një ndeshjeje emocionuese me 7 gola. Sundowns kaluan të parët në avantazh në minutën e 11 me Riberio, por Dortmund përmbysi rezultatin me golat e Nmecha, Guirassy dhe Jobe Bellingham. Autogoli i Mudau i dha Dortmundit avantazhin 4-2, ndërsa afrikanët ngushtuan diferencën, pa mundur të barazonin. Dortmund grumbullon 4 pikë dhe është pranë kualifikimit.
Posted inSport


